Skandal seksual: Spikerja e lajmeve denoncon shefin e saj

Skandal seksual: Spikerja e lajmeve denoncon shefin e saj

514
0
Shares

Një spikere lajmesh iraniane ka dhënë dorëheqjen nga puna dhe është larguar nga vendi pasi ka publikuar pretendimet e saj për ngacmim seksuale nga shefi i saj. Ajo punonte prej vitesh në televizionin shtetëror të vendit dhe ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht prej vitesh nga ai.

Sheena Shirani ka postuar mesazhet që ka marrë nga shefi i saj editori i lajmeve Hamid Reza Emadi në të cilat ai i lutet që të shkojë në apartamentin e saj për seks. Ajo postoi gjithashtu një regjistrim ku Emadi i kërkonte që të ishin bashkë “vetëm për 5 minuta”.

“Nuk mund të jem më pjesë e një kauze, e një sistemi dhe organizimi tek i cili nuk besoj,” shkruajti ajo në Facebook-un e saj. “Që prej ditës së sotme unë nuk punoj më për “Press TV”. Çfarë është më e rëndësishme: Dinjiteti dhe vlerat apo puna?”

Më pas Shiranika postuar mesazhet e tij. Në njërin prej tyre thuhej: “Unë të kam ndihmuar gjithmonë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm për çdo gjë që ke kërkuar. Nuk po të kërkoj të vrasësh njeri. Më ndihmo si mik. Bëj seks me mua si mik.”

Emadi dhe një tjetër menaxher i “PressTV” sipas raportimeve të “The New York Times”, u pezulluan nga puna ditën e hënë. Shirani ndërkohë është larguar për në një shtet tjetër dhe nuk e ka treguar vendndodhjen e saj.

52f5d7ea-a530-43ba-b0ca-ca2ae40880d2_w640_r1_s_cx7_cy0_cw92

1-373

3-56

4-43

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY