Gjykata e Selanikut ka dënuar me burgim një shtetas shqiptar i cili akuzohet për përdhunimin e mbesës së mitur. 23 vjet burgim është dënimi për 60 vjecarin shqiptar mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit dhe joshjes në mënyrë të përsëritur të mbesës së mitur.
Ngjarja është zbuluar në vitin 2014 në Pella, ku e mitura, studente e Gjimnastikës në atë kohë, tregoi dramën e përjetuar për tre vjet rresht. Sipas hetimeve të policisë, i akuzuari e ka përdhunuar fillimisht vajzën në shtëpi në verën e vitit 2011.
Deri në shtator të vitit 2014, burri vazhdoi me rastet e përsëritura të akteve të shëmtuara me mbesën e tij. Edhe pse ka kërkuar falje në gjykatë pasi fillimisht i mohoi aktet, nuk arriti të provonte pafajësinë e tij, kështu që gjyqtarët e shpallën fajtor dhe e lan në burg shqiptarin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












