Një histori rrallë dashurie ka ndodhur këtë herë në Zvicër. Kjo histori ka nisur mes hekurave të një burgu. Angela Magdici, 32-vjeçare, gardiane në një burg në Zyrih është dashurua me Hasan Kiko, 27-vjeçar, i cili vuante në këtë burg dënimin e tij.
27 vjecari Kiko që është berber me profesion, nga Siria, por që prej vitesh jetonte në Zvicër. AI ishte burgosur për dhunë seksuale, Kiko vuante dënimin e tij në burgun Limmattal në Dietikon pranë Zyrihut, aty ku punonte që prej vitit 2013 dhe Angela, me profesion gardiane. Ditën e hënë, diku pranë mesnatës, kjo e fundit që ka hapur derën e qelisë dhe së bashku me të burgosurin janë arratisuar. Aktualisht kjo histori dashurie dhe arratisja e tyre, është lajmi kryesor në të gjithë mediat zvicerane.
Policia zvicerane është në kërkim të çifti, i cili dyshohet se është drejtuar drejt Italisë, për të shkuar më pas në Siri. E nëse Hasan Kiko, ka lënë pas vetëm një qeli burgu, në Zvicër Angela ka lënë pas bashkëshortin e saj. Për mediat zvicerane ky i fundit ka thënë se gruaja e tij kishte ndryshuar prej muajsh. Ata nuk jetonin më në një shtëpi dhe në një rast bashkëshortit i kishte rënë në sy një mesazh telefonik në gjuhën arabe, që kishte marrë ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













