Arrestohen 5 shtetas shqiptarë dhe 4 grekë, për trafik droge

Shares

Policia Greke ka vënë në pranga 9 persona pasi ishin të përfshirë në trafik droge. Kanë qënë pesë shqiptarë dhe katër shtetas grekë që janë arrestuar nga Policia e Athinës, pasi kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal droge. Këta shtetas bashkëpunonin me një pronar restoranti për dërgesat e drogës.

 Droga vinte nga Shqipëria dhe më pas u dorëzohej grekëve që e fshihnin në restorantin e ndodhur në Athinë. Policia kishte marrë informata se droga fshihej në restorant dhe ushtroi kontroll duke gjetur atje 30 kg hashash në kuzhinën e restorantit. Pas kësaj arrestoi katër shtetasit grekë dhe pak më vonë 5 shqiptarët që transportonin drogën nga Shqipëria në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...