INSTAT ka publikuar të dhënat për inflacionin në muajin janar të këtij viti, ajo që vihet re është një rritje e shpenzimeve që shënohet në arsim, gjë që i dedikohet frekuentimit të arsimit privat.
Në mallrat e shportës, nuk janë më ushqimet që zënë zërin më të madh të shpenzimeve, duke u zëvendësuar nga shkollimi dhe shërbimi shëndetësor.
Sipas Institutit të Statistikave krahasuar me muajin Janar e 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.
Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin Veshje e këpucë me -3,7 %, pasuar Transport me -2,5 %, dhe shëndeti me -1,6 %.
Në të njëjtën ditë INSTAT njoftoi se ka ndryshuar shportën e mallrave të konsumit, e cila shërben si bazë për matjen e inflacionit. Kështu pesha ushqimeve në shpenzimet e familjeve ka rënë në 2015 krahasuar me 2007, por ndërkohë zgjerimi i disa tregjeve si ai i arsimit privat apo i shëndetësisë kanë rënduar xhepat e familjeve shqiptare.
Sipas INSTAT në shportë janë futur 66 artikuj të rinj dhe hequr 6 të tjerë, pesha e cila është rishpërndarë po brenda shportës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











