Kandidimi për kreun e PS, “Kaubojsit” qejfi ia ka, por nuk ja mban

Shares

Ndërsa një ditë më parë, Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, fliste për “marrje ë përgjegjësish të tjera” apo për “pamjaftueshmëri të mandatit të deputetit”, duke lënë të kuptojë e konfirmuar kandidimin për kreun e PS-së, sot ka ndërruar mendje dhe ka bërë një hap prapa.

Kandidimi i deputetit të PS Eduart Ndocaj për kreun e Partisë Socialiste “nuk është i vërtetë”. Kështu është shprehur sot Ndocaj. Ai gjithashtu ka thënë se “çdo gjë është përfolur vetëm në media dhe se janë vetëm fjalë”. Me tej ai ka shtuar se “jemi të gjithë për të njëjtin qëllim dhe se nuk jemi rival të Ramës. O të flasë në një moment tjetër për kandidimin”, është shprehur ai, nga Lezha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...