Basha: Certifikata e integritetit për Tahirin nuk i mbulon mëkatet e tij kriminale
Shares
Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit të prokuroisë së Fierit për mbylljen e hetimeve ndaj ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për akuzat e oficerit të policës Dritan Zagani.
Sipas Bashës, kjo certifikatë integriteti është dëshmi e katandisje së vendit nga kjo qeveri mafioze. Po ashtu ai shtoi se edhe mercenarët në drejtësi, janë dëshmi e kapjes së kërkuar të drejtësisë nga Edi Rama.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës “Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykatës nën presion që mbulon mëkatet-krime të Tahirit. Çdo shqiptar e di sot se “Audi” i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e drogës në aksin Fier-Vlore, një implikim skandaloz në narkotrafik që në fund u detyrua ta pranojë dhe vetë ministri i Ramës në Top Story. Ky është vetëm një episod i serialit të gjatë e të pandalshëm të paktit Tahiri-krimi, ku një nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave përmes zjarrvënës në laboratorin e policisë. Ajo që valëvit pa turp sot si certifikatë integriteti, është veçse dëshmi se ku është katandisur vendi me këtë qeveri mafioze që sundon me krimin, dhe që ka shërbëtorët e vet në drejtësi, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar e të përulur para baronëve e kumbarëve në qeveri nga njëra anë, e gjakpirës të qytetarëve nga ana tjetër. Ky soj mercenarësh në drejtësi është drejtësia e kapur që kërkon Edi Rama”.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...