Ekspertët japin alarmin për ndotjen masive të Durrësit

Shares

Ekspertët e mjedisit në Durrës, e cilësojnë alarmant nivelin e ndotjes në qytetin bregdetar. Shkaqet e identifikuara nga inspektorët: djegia e mbetjeve në ish kënetë ku grumbullohen mbetjet e qytetit dhe rrethinave, ndotja e detit nga derdhja e hidrokarbureve në 7 nëntor 2015, si edhe ndotja e ajrit nga qarkullimi i shtuar e mjeteve.

Durrësi, qyteti bregdetar i shumë frekuentuar nga turistë vendas e të huaj ka identifikuar në terren disa pika të nxehta, ndotëse të ambientit.
Kryeinspektori i mjedisit për qarkun e Durrësit, Jurgen Dashi, thotë se niveli i ndotjes është alarmant, sidomos pas derdhjes së hidrokarbureve në det në 7 nëntor të vitit 2015. Durrësi është qyteti i dytë pas Tiranës me numrin më të lartë të automjeteve, që cilësohen ndër faktorët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit prej institucioneve.
Gjithashtu dy muajt e fundit, derdhja e hidrokarbureve në det nga subjekte ende të paidentifikuara, që përfshiu 3.5 km vijë bregdetare, ishte një tjetër dëmtues i ekosistemit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...