Kryeministri Edi Rama ka uruar sot shqiptarët për Vitin e Ri, ndërsa ka publikuar në profilin e tij në Facebook edhe një album kartolinash sipas tij nga reformat për rilindjen e Shqipërisë.
“GËZUAR 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë”, shkruan Rama në fb.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar albumin e kartolinave me reformat që janë bërë, nuk kanë munguar komentet pozitive dhe negative nga ndjekësit e tij. Një prej tyre, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin se kanë pakësuar të ardhurat në xhepat e shqiptarëve. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit, i cili sërish e fton të shfletojë albumin për të parë se çfarë ka bërë kjo qeveri për njerëzit në nevojë.
Komenti i qytetarit dhe reagimi i Ramës

Edi Rama: Shfletoje albumin qe te shohesh cfare kemi bere per njerezit ne nevoje dhe te jesh me i informuar ne mbrojtje te tyre! Gezuar
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












