Gazetarja e CNN Poppy Harlow ka humbur ndjenjat mëngjesin e së hënës gjatë transmetimit live në televizion.
Prezantuesja 6 muajshe shtatzënë ishte duke diskutuar për rezultatet e një sondazhi të ri për sjelljet e amerikanëve ndaj luftës së terrorit kur filloi të ngatërronte fjalët.
“Kemi këtë sondazh të ri të CNN/ORC që është vërtetë një ndryshim në…një…”, ishin fjalët e fundit të Harlow para se të dëgjohej një gulçim dhe ekrani të bëhej i zi.
Pak minuta më vonë gazetarja u kthye në tavolinën e studios televizive duke pohuar se ishte mirë dhe se i ranë të fikët nga vapa.
Me pas ajo u zëvendësua nga kolegia e saj, Christine Romans.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












