Shqiptarja u rrëmbye, u përdhunua dhe u la pa ngrënë për 4 ditë, ja si e shpëtoi policia nga tutori shqiptar

Shares

Ishte 21 dhjetor dhe një vajzë 17 vjeçe shqiptare që ndodhej në Itali prej pak javësh tek të afërmit e saj, del për një shëtitje dhe që prej asaj dite nuk kishte më informacione për të. Familjarët e saj, duke menduar se ajo ishte në xhiro, nuk shqetësohen menjëherë.

Por me kalimin orëve vajza nuk po kthehej. Mëngjesin e datës 24 dhjetor të afërmit e vajzës shkojnë dhe bëjnë denoncim në Villaricca, në Napolin e Veriut.

Me të marrë denoncimin, karabinierët nisin hetimet duke mbledhur informacion. Nisin të ndërtojnë lëvizjet që kishte bërë vajza që në orët e para të zhdukjes së saj.

Vendet ku frekuentonte, miqtë, lokalet dhe vendet ku mblidheshin shqiptarët.

Fillojnë të vijnë informacionet e para. Dikush e kishte parë 17-vjeçaren, një vajzë e bukur që ishte largua me një mjet. Me anë të të afërmve të vajzës, nisin të krijohen edhe kontaktet e para.

Me anë të disa personave të tretë, të afërmit dhe policia mësojnë se vajza ishte mirë dhe po kërkonte pasaportën e saj.

Dikush e beson këtë histori, e dikush tjetër ka dyshime. Karabinierët nuk e besojnë. Komandanti i karabinierëve u thotë të afërmve: Nëse e do pasaportën, jepjani. Por gjithçka ishte e organizuar.

Agjentët e policisë të veshur me rroga civile dhe një makinë normale, nga larg ndjekin lëvizjet e personit që do jepte pasaportën. Në vendtakim janë dy gra. U dorëzohet pasaporta. Policia ndjek lëvizjet e grave që morën dokumentin. Një burrë u afrohet dhe karabinierët ndërhyjnë.

Personat e ndaluar thonë se është gjithçka normale dhe se vajza kërkon vetëm pasaportën e saj. Karabinierët këmbëngulin. “Duam të shohim vajzën, na çoni tek ajo”. Në këtë moment, njëra prej grave dorëzohet dhe vendoset në krah të karabinierëve.

Ajo thotë se e kanë detyruar që të bëhej ndërmjetëse që të merrte pasaportën e vajzës.

Burri detyrohet që ti dërgojë karabinierët tek adoleshentja. Ajo ndodhej në një banesë në Castel Volturno. Ishte mashtruar dhe rrëmbyer. Për 4 ditë ishte mbajtur aty pa ngrënë. Ishte përdhunuar.

E detyronin që ajo të dilte e të prostituonte. Karabinierët e lirojnë dhe e dërgojnë në kazermë.

Vajza ulet në mensën e karabinierëve dhe han darkën e Krishtlindjeve së bashku me njerëzit që e shpëtuan nga kthetrat e tutorëve të saj. Personi përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin e saj bie në pranga. Është Besnik Barashima, 42 vjeç, shqiptar me precedentë penalë.

Ndaj tij është ngritur akuza e rrëmbimit, përdhunimit dhe tentativës për të nxjerrë vajzën për të prostituuar në.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...