Këngëtari i njohur Kozma Dushi merr pjesë si konkurrent edhe këtë vit në Festivalin e 54 të Këngës në RTSH me këngën e titulluar “Një kafe”. Ai ka siguruar edhe natën finale të këtij festivali. Por në debutimin e tij në natën e parë të festivalit, Kozma Dushi ka rrëfyer një histori të vërtetë për vitet 1987, kur atij i rrëmbyen fitoren e çmimit të parë, vetëm për shkak të ndërhyrjes së zonjës së parë të vendit në atë kohë, Nexhmije Hoxha.
“Kozmai për aq vjet sa i ka dhënë festivalit e meriton një duartrokitje pavarësisht se jemi në një garë, por dua të pyes për diçka, ka një gojëdhënë se në vitin 1987 ti ke kënduar këngën “Lot me ty o djalë se ta di merakun”, po me kompozitorin Vladimir Kotani. Thuhet se në atë festival ka qenë Kozmai fituesi i çmimit të parë por momentin e fundit ka ndërhyrë Nexhmije Hoxha, zonja e parë dhe është kthyer çmimi… Është e vërtetë? Pyeti Pandi Laço
Kozmai pohon me kokë dhe Pandi ripyet…
“Është e vërtetë…?!”
“Është bërë një kthesë. Motrat Libohocva morën vendin e parë vendin e dytë Kozma Dushi dhe vendin e tretë ‘Alo…, alo,’ Luan Zhegu… Po është e vërtetë”, pohoi Kozma Dushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












