Darka e “shumëpritur” dhe e “shumëpërfolur” e kryeministrit Edi Rama me gazetarët, më në fund u mbajt sonte…
Ndryshe nga “përvojat” e dy viteve pararendës, këtë herë ishin edhe gazetarët që mbajtën nga një fjalim, duke mos ia lënë këtë kënaqësi vetëm kryeministrit.
Për tu theksuar ishte fjalimi i gazetarit Lutfi Dervishi, i cili çdo fjali e kishte një batutë thumbuese…, për kryeministrin.
Batutat e Lutfi Dervishit
“Shumë gazetarë pyesin, se kush është Juda në media… Endri Fuga është Juda i medieve, por ai nuk e di këtë…”.
“Gjatë vitit 2015, 80 mijë shqiptarë shkuan për të nxjerrë Gjermaninë nga kriza. Rreth 200 mijë të tjerë janë gati ‘stand by’, për të shpëtuar Amerikën…”.
“TVSH u qeverisë gjatë vitit 2015, pa drejtues, por nuk u qeveris keq…”.
“Qeveria punon natën se ditën është në TV…”.
“Falënderim për kryeministrin që sonte nuk ka ftuar ambasadorin amerikan…”.
“Po të ishte sonte në këtë dark ambasadori amerikan, padyshim do të fliste edhe për korrupsionin e pushtetit të katër. As më shumë e as më pak ai do të thoshte… ‘Në se keni kërkuar ndonjë herë leje ndërtimi, apo tendera, në këmbim vijës editoriale, jeni të korruptuar’. Ose do të thoshte, ‘hidhni sytë dhe shikoni kyçet e duarve tuaja. Në qoftë se mbani orë më të shtrenjtë se sa rrogat që ju detyroheni gazetarëve, atëherë jeni të korruptuar financiarisht dhe moralisht’…”.
“Për daljet dhe transmetimet ‘live’ të kryeministrit, Donald Lu do të thoshte ‘mu prish televizioni se në 7 kanale shikoja live fjalimet e Edi Ramës’…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












