Dy kushërinj në fshatin Vërri, të Pogradecit janë konfliktuar për motive të dobëta pronësie. Sipas Policisë së Pogradecit ata janë shtetasit: K.Alla, rreth 40 vjeç dhe V. Alla, 37 vjeç.
“Jemi njoftuar se në fshatin Vërri, komuna Proptisht në Pogradec janë konfliktuar për motive të dobëta (pronësie) shtetasit: K.Alla, rreth 40 vjeç dhe V. Alla, 37 vjeç, të cilët janë kushërinj me njëri-tjetrin. Shtetasi V.Alla ka goditur me mjete të forta, në pjesë të ndryshme të trupit kushëririn e tij, shtetasin K.A. Ky i fundit u shoqërua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin zyrtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












