Papa Françesku ka dhënë mesazhin dhe urimin e tij për festëne e krishtlindjeve, nga bazilika e Shën Pjetrit, në Romë, në bekimin tradicional “urbi et orbi”, drejtuar botës.
Ati i Shenjtë ka shprehur mbështetjen e plotë për rezolutat e paqes së Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Libi. Papa dënoi gjithashtu “aktet brutale të terrorizmit” në Francë, Liban, Egjipt, Tunizi dhe Mali.
Predikimi i Papa Françeskut në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në edhe një paralajmërim. Bota po helmohet nga materializmi, iu kujtoi Ati i Shenjtë 1,2 miliardë katolikëve të globit.
“Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. Çdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi. “Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












