Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, i gjithë vendi është pushtuar nga ditë të ngrohta dhe temperatura të larta, aspak normale për këtë periudhë të vitit. Termometri ka shënuar 18 gradë Celcius dhe pritet që deri në fundjavë të kemi një rritje me dy deri në 3 gradë Celcius.
Ndërrimi i viteve pritet të jetë pak më i ftohtë dhe me reshje dëbore në zonat malore.
E gjithë bota po kërcënohet nga ndryshimi i klimës, që po shkakton anomali të ndryshme, që kërcënojnë jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e njerëzve.
Përmbytjet, thatësirat e zgjatura, çrregullimi i reshjeve dhe rritja e nivelit të deteve janë disa nga format, me të cilat natyra po “rebelohet” kundër ndërhyrjeve, që njerëzimi bën në dëm të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












