Grabitet nga persona të maskuar një piceri në Fier

Shares

Katër persona të maskuar kanë grabitur me dhunë një piceri në qytetin e Fierit rreth orës 1:35 të mëngjesit të sotëm. Grabitësit të maskuar kanë hyrë në piceri “Lali” në lagjen “Sheq i Madh” në hyrje në Fierit.

Sipas njoftimit të policisë, ata kanë arritur të marrin 900 mijë lekë dhe 160 euro nga piceria që është nën pronësi të dy vëllezërve M.H. dhe P.H. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi dy prej grabitësve që janë Erges Gashi 20 vjeç dhe Albano Goxgaj 21 vjeç, të dy banues në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Gjithashtu, janë identifikuar edhe dy grabitësit e tjerë që janë shpallur në kërkim, A.R. 20 vjeç dhe M.R 19 vjeç, të dy banues në “Lagjen e Re” të Patosit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...