EMRI/ Tiranë, një person rrëmbehet pranë “Farmacisë 10”

Shares

Një shtetas është rrëmbyer nga disa persona mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 pranë farmacisë numër 10-të në Tiranë.
Dyshohet se shtetasi i rrëmbyer është Dorian Çela.
Sipas të pranishmëve në vendngjarje, tre persona të cilët udhëtonin me një makinë tip BMW X5, kanë rrëmbyer shtetasin Dorian Çela.
Ky ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur është konfliktuar me 3 personat, të cilët e kanë dhunuar dhe më pas e kanë marrë në mjetin e tyre.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, ndërkaq ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 25. 12. 2015, në afërsi te Farmacia nr. 10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona, ndërsa në automjetin tjetër ka qenë vetëm një shtetas.
Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar. Policia po punon për kapjen e personave, duke ngritur postblloqe në kryqëzime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...