“Humori anglez” tejkalon edhe kufijtë hapësinorë. Protagonist ka qenë një astronaut anglez, i cili ka formuar një numër dhe i ka rënë telefonit nga hapësira.
“ A jeni ju toka…!”.
Por më pas kupton se kishte ngatërruar numër dhe i kërkoi falje gruas që e shqetësoi.
Ka qenë astronauti britanik Tim Peake që ndodhet aktualisht në stacionin hapësinor ndërkombëtar, i cili i ka kërkuar falje të premten një gruaje që e thirri në telefon duke i rënë numrit gabim. Ai sapo i ka rënë numrit nga stacioni hapësinor ka thënë në telefon se “a është në linjë toka apo jo”.
“Nuk e bëra me qëllim ka thënë ai në një status në rrjetet sociale, por ishte një numër fiks, do të kisha dëshirë që të kërkoja falje zonjës që i thashë ‘Mirdita a jeni Toka ju!’”, ka thënë astronauti.
Tim Peake është 43 vjeç dhe çdo sjellje e tij dhe çdo gjest merret nga mediat britanike e bëhet publike sepse është edhe britaniku i parë që ka mundur të bëhet pjesë e grupit të astronautve të statcionit ndërkombëtar hapësinor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












