VIDEO/ Shqiptarja mahnit jurinë e “Voice of Turkey” duke kënduar shqip

Shares

Eugena Aliu është shqiptarja që ka mahnitur jurinë e “Voice of Turkey” me zërin e saj. Shqiptarja ka kaluar fazën e parë të konkursit duke u prezantuar më një këngë turke, por pas kërkesës së jurisë, vajza shqiptare performoi edhe në shqip me këngën  “Erdhi Pranvera”.
Eugena Aliu u vlerësua jo vetëm nga juria, por mori edhe duartrokitjet e publikut.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe përkrahjen tuaj!Tani jam një nga konkurrentet e edicionit O ses Türkiye dhe uroj që rruga ime të jetë sa më e gjatë. Më mjafton që ju të ndiheni të lumtur dhe krenarë me mua për performancat e mia”, shkruan Eugena në profilin e saj në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...