Operacioni “Pyjet”, në pranga dy doganier dhe një biznesmen

Shares

Policia së Korçës ka ekzekutuar nje operacion te koduar “Pyjet”, përmes të cilit kanë parandaluar kontrabandimin e një sasie lënde drusore.

Sipas njoftimit zyrtare të drejtorisë lokale të policisë, në pranga kanë rënë tre persona, dy prej të cilëve funksionarë të doganave dhe një biznesmen kompanie private.
Gjithashtu janë ndaluar dy kamionë të ngarkuar me 60 metra kub lëndë drusore që po udhëtonin drejt Greqisë, ku dhe do të depozitonin ngarkesën e tyre.
Sipas njoftimit, personat e arrestuar janë doganierët Indrit Cenaj dhe Namik Idrizi, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, si dhe shtetasi Agim Pisha, administrator i subjektit privat “Pisha SHPK”, me bazë në Elbasan.
Nga hetimet ka rezultuar se, Pisha, 46 vjeç, realizonte kontrabandën e lëndës drusore përmes dokumenteve të falsifikuara, ndërkohë që dy doganierët Cenaj dhe Idrizi lehtësonin kalimin e ngarkesave në pikat kufitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...