Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Ermal Hoxhën, rrëzon kërkesën për lirimin e tij

Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rëzuar kërkesën e Ermal Hoxhës për lirim, duke e lënë atë në arrest me burg. Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha kërkoi revokimin e arrestit me burg që rëndon ndaj tij, masë kjo e vendosur pas arrestimit në muaj janar të këtij viti pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Kërkesa e Hoxhës u shqyrtua këtë të enjte nga gjyqtarja Liljana Baku e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin me burg dhënë ndaj Hoxhës muaj më parë. Për dosjen e “Xibrakës” ku nën akuzë janë 9 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...