Kur vitin e kaluar djali i saj 5 vjeç, hapi dhuratat, ajo nuk mund të mos e shikonte zhgënjimin në sytë e të birit. Për Ashton nuk kishte dhurata të kushtueshme, si ato që morën bashkëmoshatarët e tij, por vetëm ndonjë veshje të nevojshme. Në atë moment nëna beqare 20 vjeçe, nga Portsmouth, vendosi që Krishtlindjet e 2015, të ishin fantastike për djalin e saj.

Puna që bën, i siguron paratë e nevojshme për plotësimin e dëshirave të djalit.
“Më pëlqen ajo që bëj dhe unë nuk lëndoj njeri me punën time”, tha Megan, në lidhje me kritikat që kanë shpërthyer në internet.

“Mund t’i shpenzoj paratë e mia, në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk i shpenzoj për alkool, drogë, cigare, por për Ashton dhe veten time”, e mbyll rrëfimin ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












