Vlorë, shitësi i gazetave gjen në kioskën e tij flamur të ISIS dhe një kallashnikovë

Shares

Një shitës gazetash në Vlorë ka gjetur pranë kioskës së vet një flamur të ISIS dhe një kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur këtë paradite në Vlorë, teksa pronari i kioskës së gazetave ka shkuar si çdo ditë të punoj, ai ka parë pranë saj një flamur ku ishin të vizatuara simbolet e ISIS dhe një Kallashnikov. Policia e ka marr menjëherë në pyetje pronarin e kioskës Kastriot Mëhilli i cili ka thënë se është “hera e parë që më ndodh kjo gjë dhe jam i habitur, pasi nuk kam konflikte me njeri”. Këto sende janë gjetur në kioskën e gazetave që ndodhet ngjitur me xhaminë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...