“Vizita ime në Tiranë jo diçka e vendosur për shkak të sulmeve në Paris. Asnjë vend nuk është i paprekshëm ndaja saj që pamë në Paris, ndaj duhet të jemi vigjilentë dhe të përdorim mjete të ndryshme, ushtarake e ekonomike. Kjo është luftë jo kundër myslimanëve, por kundër kriminelëve, ekstremistëve”.
Ky është mesazhi i shprehur gjatë vizitës së tij në Tiranë, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një dalje para gazetarëve me kryeministrin Edi Rama, kreu i NATO-s vlerësoi “Shqipërinë për angazhimin e fortë dhe kontributin që ju po ofroni në misionet e NATO-s. Ne e vlerësojmë shumë, por dhe atë që ju po bëni për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Ju luani një rol kyç në rajon”.
Nga ana e tij, kryeministri Rama i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm “mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkërisht”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












