Aparatura që kuron me rreze kancerin e lëkurës, është dëmtuar. Si pasojë, pacientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nuk arrijnë të marrin më këtë shërbim që e kanë tepër të nevojshëm.
Aparatura e orthovoltazhit në Shërbimin Onkologjik është prishur disa ditë më parë, dhe kjo situatë ka shkaktuar reagime nga ana e pacientëve që kanë nevojë për tu mjekuar.
Ata kanë reaguar ashpër dhe të revoltuar ndaj kësaj situate të krijuar, duke thënë se shëndeti i tyre rrezikohet nga mungesa e këtij shërbimi.
“Kemi disa ditë që nuk marrim kurën pasi aparatura prishet vazhdimisht e sot nuk ndizet fare. Ministria e Shëndetësisë të mos na lërë të vdesim. Jemi të moshuar dhe të sëmurë rëndë. Vijmë nga rrethet e kemi të pamundur të presim e mos të marrim shërbim. Sëmundja jonë agravon çdo ditë nëse nuk marrim dozën e rrezatimit”, thonë pacientët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












