Pas homazheve që u zhvilluan në Kishën Katolike nga drejtues të Shtetit shqiptar dhe qytetarë, në nder të jetës dhe veprimtarisë së Imzot Rrok Mirditës, sot trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit.
Sot në orën 10.00 do të fillojë mesha e funeralittë cilën do ta drejtojë Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri meshë në të cilën do të marrin pjesë personalitete të jetës katolike në vend.
Trupi i Imzot Mirditës do të pushojë në Kriptën e Katedrales në vendin që është caktuar për funeralin e Ipeshkëvinjëve sipas traditës së Kishës Katolike.
Imzot Rrok Mirdita humbi jetën, pas një hemorragjie cerebrale.
Gjatë misionit të tij në krye të Kishës Katolike, imzot Rrok Mirdita u vu në shërbim të zhvillimit të harmonisë fetare, rilindjes së besimit në të gjithë vendin dhe kapërcimit të vështirësive politike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/