Një ngjarje e dhimbshme i ka ndodhur një fëmije të porsalindur në SHBA, janë disa pasoja që bebja ka marrë nga mamaja e saj, pasi kjo e fundit ka marrë drogë gjatë shtatzënisë. Këmbët e saja lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, bebja është lindur me varësi nga droga.
Kjo sepse nëna e saj ka përdorur lëndë që përmban opium (ngjashëm si heroina), gjatë shtatzënisë. Pediatria Lauren Jansson tha “kjo është një krizë, është një epidemi. Kriza në këtë vend po vazhdon të rritet në mënyrë eksponuese ”.
“Ne jemi duke parë gjithnjë e më shumë foshnje të tilla” shtoi ajo. Më shumë se 130 mijë bebe janë lindur me varësi nga droga në shtetet e bashkuara gjatë këtyre 10 viteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












