Gjatë protestë para kryeministrisë midis shumë figurave të Partisë Demokratike dhe qytetarëve të thjeshtë ka mbajtur fjalimin edhe djali i Azem Hajdarit. Ai ka thënë se Shqipëria është drejt rrugës së gabuar dhe se kjo qeveri duhet të largohet. Në fund të fjalimit të tij ai tha se Shqipëria e lirë është ajo e idealeve të Azem Hajdarit, ndërkohë që protestuesit e duartrokitën dhe brohoritën
“Jemi në këtë protestë për ti thënë ndal dhunës, ndal vjedhjes dhe ndal burgut. Shqipëria e lirë, është Shqipëria e idealeve të Azem Hajdiarit” është shprehur Kiri Hajdari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












