VIDEO/ Meta merr rolin e protagonistit, takon homologun Veseli për krizën në Kosovë

Shares

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes së sotme ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta.
Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit të Kosovës, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, Meta ka shkuar në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit për dalje nga kriza parlamentare, raporton zëri.info.
Kryeparlamentari shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili po ashtu nuk deshi të flasë rreth këtij takimi.
Disa ditë më parë Meta ishte edhe në Gllogjan, në kullën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...