REPORTAZH/ Ky është vendi “ku është mallkim” të lindësh grua

REPORTAZH/ Ky është vendi “ku është mallkim” të lindësh grua

90
0
Shares

Çdo vit rreth 66.000 gra vriten në mbarë botën, por vendi me normën më të madhe të dhunës ndaj grave është Guatemala, prandaj, edhe ky vend konsiderohet si një ndër vendet ‘ku është mallkim’ të lindesh grua. “Ne vritemi nga baballarët tanë, nga vëllezërit tanë…nga njerëzit që duhet të kujdesen për ne,” tha Rebecca Lane, repere feministe nga Guatemala City, shkruan në një reportazh të saj agjencia britanike e lajmeve“BBC”. “Shumica prej nesh jetojmë në heshtje, teksadhuna na shtohet gjithnjë e më shumë. Ne duhet të bashkohemi me gratë e tjera të botës për të kuptuar se një gjë e tillë nuk është normale”, vijonajo.

Kur Lane ishte 15 vjeç, pati një lidhje me një burrë më të vjetër se mosha e saj, por që lidhja e tyre tre vjeçare kishte dalë jashtë kontrollit, pasi ajo ishte abuzuar seksualisht prej tij. “Ai e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Më izoloi nga familja dhe nga miqtë e mi. Unë e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh nën dhunë”, është shprehur ajo. Lane, tani përdor muzikën për të bërë fushatë për të drejtat e grave. “Poezia më ka shpëtuar jetën,” është shprehur ajo. Në mbarë botën, Guatemala ka shkallën më të lartë për vrasjen e grave (pas El Salvadorit dhe Jamaicas), ku në mes të viteve 2007 dhe 2012, sipas policisë së Guatemalës janë vrarë rreth 100 mijë gra, ndërsa vetëm në vitin e kaluar janë vrarë rreth 846 gra. Duket se arsyeja e vrasjeve qëndron në të kaluarën brutale të vendit. Për Lane frymëzimi kryesor ishte halla e saj, emrin e të cilin tashmë e gëzon ajo vetë. Ajo kurrë nuk është takuar me motrën e babait të saj, por historia e saj ndihmon për të kuptuar linjen e drejtpërdrejtë të jostabilitetit shoqëror në ditët e sotme dhe përgjatë luftës cilive 36-vjeçare në Guatemala.

Halla e saj u zhduk në vitin 1981, pasi ajo ishte bashkuar me luftëtarët e krahut të majtë që luftonin kundër qeverisë ushtarake. Gjatë kohës kur halla saj kishte ndërruar jetë, filloi të përhapej lajmi se shumë gra janë duke u përdhunuar, torturuar dhe po vriten nga komuniteti indigjen Mayan, që akuzoheshin për mbështetjen e kryengritësve. Më shumë se një dekadë më vonë, sipas një raporti të OKB-së, thuhej se abuzimi ndaj grave ishte sistematik, ndërsa ishte vlerësuar se 25% ose rreth 50 mijë viktima të luftës në Guatemama ishin gra.

Sipas Helen Mack, nga Fondacionit Myrna Mac, dhuna seksuale ishte në nivele të larta dhe përdorej si një mjet lufte. “Stereotipi ishte se gratë janë përdorur për seks dhe se duhet parë vetëm si një objekt që shpërbejnë për famije, e cila traditë vazhdon edhe në ditët e sotme”, është shprehur ajo. Motra e Mack, Myrna, sipas të cilës është pagëzuar edhe organizata, vdiq në vitin 1990 pasi ishte goditur me thikë në rrugë nga një skuadër ushtarake. Myrna kishte zbuluar shtrirjen e dhunës fizike dhe seksuale që ushtria kishte përdorur kundër komuniteteve Mayan.

Gjëtë konfliktit të Guatemala, një ushtri prej rreth 40 mijë burrave janë trajnuar për të kryer akte të dhunës kundër grave, shkruan BBC. Pas përfundimit të luftës, shumica e njerëzve të kthyer në shtëpi nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, ndërsa Mack beson se tashmë shumica e burrave agresivitetin e tyre e shfaqin te gratë që kanë në shtëpi. Sipas Mack-ut, dhuna ndaj grave ende konsiderohet si çështje e brendshme, pavarësisht ligjeve të reja. Në vitin 2008 Guatemala është bërë vendi i parë që zyrtarisht që vrasjen e një gruaje për shkak të gjinisë së saj e konsideronin krim.
“Në Guatemala, dallimi mes vrasjes së një burri dhe gruaje është se gruaja para se të vritet kalon nëpër tortuara të ndryshme,” tha Thelma Aldana , Prokurore e Përgjithshme. Sipas saj sistemi i drejtësisë mund të bëjë shumë për të ndryshuar. “Ne kemi kërkuar nga gratë që të flasin. Në vit raportohen diku 56 mijë krime, ku përfshihen dhuna seksuale, fizike, dhuna ekonomike dhe vrasja,” ka theksuar ajo. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Shtetit nuk ka kapacitet të merret me secilin rast, kështuqë zgjidhen vetëm ato që kanë prova të fuqishme. Vetëm këtë vit janë paraqitur rreth 3366 raste për vrasje të grave, ndërsa në vitin 2013 nga 3560 raste të paraqitura në gjygj, janë shqyrtuar vetëm 1460, shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY