Policia e ka kapur në kohë një shtetas që tentoi të vidhte filialin e një banke në Korçë. Në njoftimin zyrtar thuhet se në pranga ka rënëIsmet Lushi, 23 vjeç, banues në Manëz – Durrës. “Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr 9, në Korçë, pasi ka thyer xhamin efilialit të bankës e më pas ka hyrë brenda, duke tentuar të vjedhë”-njofton policia. Sipas saj,ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin nëflagrancë, të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale“Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja” mbetur në tentativë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












