Policia e identifikon autorin e vrasjes së 39 vjeçarit në Manëz, i cili ishte shoku i ngushtë i viktimës.
Arben Hasa, ishte 39-vjeç dhe u gjet i vrarë në rrugën Manzë-Maminas. Ai është i matuar dhe me fëmijë, një djalë 12-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, viktimën e kishin hedhur disa kilometër larg automjetit të tij, pasi e ksihin vrarë me armë zjarri. Policia ende nuk ka publikuar emrin e autorit të dyshuar, për të cilin thotë se e ka identifkuar dhe shpallur në kërkim.
Rrëfimi i vëllait: E tërhoqën 1 km zvarrë
Jani Hasa vëllai i 39-vjeçarit Arben Hasa të vrarë me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e shkuar në rrugën nacionale Durrës-Manzë, në një prononcim për “Dyrrah” ka rrëfyer, se si e mësoi lajmin për vreasjen e të vëllait të tij.
Ai ka thënë se vëllai i tij mund të jetë tërhequr zvarrë pasi është qëlluar me breshëri në makinën e tij. Ai kërkon që të bëhet drejtësi për vëllain e tij.
“Ka qenë para mesnate kur më mori nusja e vëllait Anila. Jam nisur menjëherë nga Burreli dhe kam mbërritur por dy orë në Manzë. Së bashku me policinë ne kemi kërkuar përgjatë gjithë natës. Ishte e tmerrshme kur na lajmëroi nusja e vëllait. Na tha që erdhi dhe e thirri një shok për të dalë. Telefonin e kishte lënë në shtëpi. Ajo u bë merak dhe kishte lajmëruar policinë që nuk po vinte burri në shtëpi…na lajmëroi edhe neve”, tregon vëllai i viktimës. Jani tregon se si e ka parë vendin e ngjarjes.
“Ishte një krim i vërtetë, masakër me kallashnikov. Mjeti kishte gjurmë të forta frenimi. Xhami i makinës ishte i thyer, që duket i kanë zënë pritë. Më pas, nuk dihet nëse vëllai ka dalë vetë nga makina, nëse ka qënë gjallë, apo e kanë tërhequr zvarrë për gati 1 kilometër. Por gjurmët e gjakut kishin mbuluar të gjithë rrugën, nga makina deri tek vendi ku u gjet i pajetë”, tha ai.
Vëllai i 39-vjeçarit të vrarë kërkon drejtësi nga shteti. “Policia punoi mbrëmë dhe për këtë i falënderoj. Por dua që të vendoset drejtësi. Autori të kapet e të dënohet për këtë vrasje. Vëllai nuk kishte konflikte me njeri, do ma kishte thënë. Kishte një pikë të përpunimit të druve dhe i shpërndante. Punonte me të shoqen. Ka lënë pas një djalë jetim 12-vjeçar”, është shprehur Jani.
Për më shumë mund të lexoni edhe…
Ekzekutohet në makinë 39 vjecari në Manëz të Durrësit
/web/Ekzekutohet_ne_makine_39_vjecari_ne_Manez_te_Durresit_10634_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












