Në mbledhjen e radhës Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është përfshirë në debate, deputetja Arta Dade ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se Policia e Shtetit po lejon të shkelet ligji, dhe kjo ndodh në qendër të Tiranës.
Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, nga ku mësohet se Dade ka denoncuar një person, i cili ndërton prej më shumë se një viti në tarracën e pallatit të saj, ku jetojnë edhe 50 familje të tjera, sipas saj ai po ndërton pa leje edhe pse institucionet ligjzbatuese janë lajmëruar disa herë ato nuk ndërhyjnë.
Më poshtë është debati i plotë Dade-Tahiri në Grupin e PS
Arta Dade
: Marr në telefon Dallëndyshe Bicin dhe ajo nuk e hap telefonin. Marr Policinë e Shtetit në telefon dhe denoncoj rastin. Policia vjen deri te pallati dhe kur e merr vesh se kush e ka ndërtimin, ikën. Çfarë është kjo polici që mbron banditët? Kush qenka ky person që nuk u kontrolluaka dhe nuk u prekërka? Zoti ministër i Brendshëm po mbroni banditët
Saimir Tahiri
: Unë i kam kërkuar Drejtorit të Policisë kur më ke transmetuar shqetësimin dhe ai ka bërë verifikimet. Ka rezultuar që personi, unë nuk e njoh kush është, ka marrë leje nga Bashkia për rikonstruksion ndërtese”, u përgjigj ministri Tahiri. Por, në këtë debati është “ndezur” akoma më shumë.
Arta Dade
: Ky është shteti që donim të ndërtonim? Me këtë trajtim që i është bërë këtij rasti dhe situatës së krijuar në këtë pallat, mua më vjen ta shes shtëpinë dhe të iki nga pallati. Por më thoni, më thuaj shoku Gramoz, kjo është zgjidhja? Unë, deputetja e Parlamentit shqiptar, nuk gjej dot zgjidhje nga shteti im për një padrejtësi që po u bëhet 50 familjeve të një pallati. Po qytetarët e thjeshtë si trajtohen? U janë prishur kioskat njerëzve te Liqeni, ndërsa këtu në qendër të Tiranës lejohet një ndërtim dy katësh, edhe kur denoncohet nga banorët. Gramoz, të ftoj të vish ta shohësh nga afër pallatin tim se çfarë bëhet me këtë ndërtim dhe çfarë thonë banorët për shtetin dhe institucionet se si funksionojnë. Ky person ka sponsorizuar disa fushata në Tiranë dhe Shkodër dhe prandaj nuk e prek njeri, madje ka dalë mbi shtetin.
Saimir Tahiri
: Ka sponsorizuar, s’ka sponsorizuar, unë nuk e njoh fare atë njeri, por edhe po ta njihja këtë do të bëja. Kam dhënë prova që nuk pyes për miq e jo miq kur vjen puna te zbatimi i ligjit.
Arta Dade
:
Ne si banorë i jemi drejtuar Prokurorisë duke bërë denoncim. Prokurori i çështjes shprehet se personi në fjalë ka marrë leje nga Bashkia. Ne si banorë do t’i drejtohemi Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për këtë prokuror që nuk bën detyrën dhe për të zgjidhur në rrugë ligjore këtë çështje. Por këtë shqetësim do ta ngre edhe nesër(sot) në Parlament, me foto dhe fakte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












