Rama me kryeminstrin francez Manuel Valls
Për të disatën seancë me radhë deputetët e PD-së kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte në sallën e Kuvendit. Ishte sërish kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka i cili i bëri thirrje Ramës të ndërpresë vizitat jashtë shtetit për të qenë i pranishëm në Tiranë teka u shpreh se “nuk kemi zgjedhur një piktorë shëtitës”. Por sapo Paloka përfundoi fjalimin zyra e kryeministrit shpejtoi të postojë një foto të takimit të tij me homologun francez, Manuel Valls që duket se sapo ka nisur.
Fotoja është postuar me nxitim nuk është e një cilësie të mirë, madje duket sikur është shkëputur nga ekrani i televizorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












