KRYETARI I KUVENDIT ILIR META
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet vendimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për të ftuar Malin e Zi të hapë negociatat e anëtarësimit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta përshëndet vendimin konsensual të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi në gjirin e Aleancës tonë, duke e cilësuar ftesën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim si një vendim historik dhe si një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATOs në shërbim të sigurisë, Meta tha se kjo i shërben stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit tonë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerëson se “NATO dje konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi. Kjo është një ditë e mirë për Aleancën tonë dhe për të gjithë rajonin. Urime edhe një herë popullit mik malazez dhe mirëpresim kontributin e fqinjit tonë në gjirin e familjes së vendeve demokratike euro-atlantike
MPJ: MALI I ZI NË NATO ME RËNDËSI PËR TË GJITHË RAJONIN TONË
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, sot, gjatë ditës së dytë të punimeve në Bruksel të Ministerialit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e fortë e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurtë dhe të qëndrueshëm trans-atlantik.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka një rëndësi gjeostrategjike, jo vetëm për Aleancën, por gjithashtu për të gjithë rajonin tonë, pasi konsolidon arkitekturën e sigurisë në hapësirën e Evropës Adriatike”, thuhet në deklaratën e MPJ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












