Në filmin “The Revenant” Leonardo DiCaprio është rrethuar nga disa spekulime se personazhi që ai luan i quajtur Hugh Glass, është përdhunuar nga ariu në një nga skenat e para të filmit.
“Ai përdhunohet dy herë,” pretendon Drudge Report. Sipas këtij portali, ariu rrëshqet mbi Leon dhe nis ta sulmojë seksualisht. Disa persona që e kanë parë filmin thonë se skena me të “futur”.
Por kompania Fox, që ka prodhuar filmin, thotë se nuk ka asnjë skenë me përdhunime. “Të gjithë që kanë parë filmin mund të dëshmojnë se ariu në film është femër. Ajo e sulmon personazhin pasi ndjen se ai po i kërcënonte të vegjlit”. Ndërkohë në historinë moderne nuk ka asnjë rast kur ariu të ketë përdhunuar ose sulmuar seksualisht një njeri.
Vetë aktori 40-vjeçar në një intervistë thotë se kjo ka qenë një nga skenat më të vështira që ka bërë në gjithë karrierën. Në një skenë të filmit, DiCaprio zhvishet dhe fle brenda një kali të ngordhur për t’u ngrohur. Filmi pritet të dalë për Krishtlindje. Ai është bazuar mbi romanin me të njëjtin titull, ku flitet për historinë e vërtetë të Hugh Glass, një gjahtar gëzofësh dhe roje kufitar. Ai sulmohet nga një ari dhe mbetet i vetëm, në përpjekje për të mbijetuar në një dimër të ashpër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











