“Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që do cenonte pavarësinë e Kosovës, kemi investuar shumë për të ardhmen e Kosovës, nuk do ta vendosim atë në rrezik”.
Kështu ka deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës së tij të shkurtër në Prishtinë.
Me këtë mesazh ai i përcjell qeverisë së Kosovës mbështetjen e SHBA-ve edhe në procesin e dialogut me Serbinë.
Ndërsa Kerry ka theksuar se “dhuna është e papranueshme”, duke këshilluar palët për debat brenda parlamentit. Sekretari Amerikan i shtetit bëri gjithashtu thirrje për themelimin e Gjykatës Speciale. “Në parlamentin e Kosovës duhet të ketë një vend ku të ketë debat, ku njerëzit duhet të dëgjojnë njeri-tjetrin, pavarësisht se janë kundërshtarë. Liria e shprehjes garanton që secili të thotë atë që mendon, pavarësisht se nuk i pëlqen tjetrit. Unë kam gjetur gjuhën e përbashkët me Mc Cain. Debati duhet të ndodhë në demokraci dhe në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës, nuk është vend për frikësim. Të gjitha partitë duhet të largohen nga përdorimi i dhunës dhe të gjejnë rrugën e përbashkët. Secili qytetar duhet të trajtohet njëjtë, pavarësisht nga pozita, nga etniciteti, gjinia apo orientimi seksual. Kosovës i takon të themelojë Gjykatën Speciale”, tha Kerry.
Ai konfirmoi se SHBA-të do të qëndrojnë pranë Kosovës në të gjitha përpjekjet.
“Shteti i gatshëm të ofrojë miliona dollarë për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës. Kemi bashkëpunuar me Kosovën edhe për adresuar çështje të terrorizmit. Kosova shembull të rëndësishëm në rajon duke arrestuar persona. Kosova ka bërë arrestime të profilit të lartë, ka edhe legjislacionin e duhur për këtë çështje por më shumë duhet të bëhet. Të angazhohemi më shumë që të shkatërrojmë ISIS. Ne kemi riformuar edhe njëherë idenë se kemi hapur dyert duke ftuar në NATO fqinjin tuaj, Malin e Zi”, tha Kerry.
Duke nënvizuar nevojën e themelimit të Gjykatës Speciale, sekretari amerikan i shtetit tha se “Njerëzit që japin para duhet të dinë ku shkojnë ato, duhet të kenë drejtësi në institucionet e drejtësisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












