Foshnja e braktisur ditën e sotme në Yzberisht është transportuar menjëherë për në spital .
Policia ka saktësuar së foshnja nuk është gjendur në kazanin e mbeturinave, por poshtë një automjeti të parkuar anës rrugës. Foshnja ka mbërritur në spital në kushte të rënda hipotermie. Gjendja shëndetësore sipas mjekes Miketa Kolici është e rëndë dhe orët në vijim janë përcaktuese për shëndetin e saj. Fëmija ishte i zhveshur dhe i mbështjellë me batanije. Foshnja i përket seksit femër dhe është vetëm disa ditësh. “Do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur në jetë.”- deklaroi mjekja
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme më datë 02.12.2015, në Yzberisht, rruga “Tre Dëshmorët”. Ka qenë një djalë i mitur ai që ka dëgjuar të qarat e foshnjes dhe më pas ka njoftuar nënën e tij, e cila lajmëroi policinë. Foshnja është dërguar në spital.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka braktisur foshnjën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












