Opozita e ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se ka kopjuar programin e demokratëve lidhur me faljen e kamatëvonesave për familjet në nevojë.
“I tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.
Eshtë kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës.
Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike. Por as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhët dot komardare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me rryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër ët Tiranës.
Qytetarët po ngrihen, me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij. Për 11 vite mori rryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh. Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit”, tha Grida Duma në një deklaratë për median.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












