Në kuadër të mbarëvajtjes së ndeshjes sportive ndërkombëtare të futbollit për femra, ndërmjet ekipeve Shqipëri – Francë, e cila do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” ditën e sotme në orën 21.00. Në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të Futbollit , Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, për sigurimin e rendit dhe qetësisë para, gjatë dhe mbas ndeshjes.
Për mbarëvajtjen e këtij takimi nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të datës 27.11.2015 do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të çojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve si dhe do të mbyllen ambjetet tregetare përreth tij.
Do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, Rruga “Papa Gjon Pali” deri te kryqëzimi i televizionit dhe Sheshi “Nënë Tereza”. Nga shërbimet e Policisë do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme ndaj shtetasve të ndryshëm, përdorues të rrugeve të mësipërme. Policia e Kryeqytetit kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












