Vajza e saj është bërë imazhi i Shtetit Islamik dhe fytyra e saj shihet në ato faqe interneti ku vlerësohet terrori xhihadist dhe joshen të rinjtë për t’u bashkuar me ISIS. Por nëna e dëshpëruar e ruses Fatima Dzhafarova, 20 vjeç, thotë se ka lindur një monstër. Fatima reagoi pas ngjarjeve të Parisit, duke vlerësuar “vëllezërit” e saj. Por ajo shkaktuar shumë zemërim mes rusëve, që kanë nisur ta quajnë “kurva e ISIS”. Nëna e saj, Shakhla Bochkaryova, thotë se madje e ka lidhur të bijen në radiatorin e apartamentit, që të mos e lejonte të bashkohej me xhihadistët kur një ekstremist islamik i propozoi të bëhej gruaja e katërt, shkruan Mapo.
“Më mirë të mos jesh e gjallë se sa të jesh nëna e një terroristeje. E kupton që ke lindur një monstër”.
Ajo thotë se nuk shpreson se do e shohë më të bijën. Kur ishte më e vogël, ajo ishte e fiksuar pas modës, thotë mamaja. Fatima kishte një fëmijëri normale. Nëna e saj është myslimane jo-praktikante, kurse babai dhe njerku janë ortodoksë jo-praktikantë. Kur shkoi në universitet, ndryshoi gjithçka. Pas tre muajsh ajo ndryshoi plotësisht. Refuzonte të festonte Krishtlindjet dhe shkatërroi pemën e festës. Nisi të mbulohej dhe nuk ia kthyente telefonatat mamasë. Kur i dashuri i saj, Abdullahu i tha asaj se donte të martohej me të bijën dhe i kërkonte leje që ajo të bëhej gruaja e katërt, mamaja refuzoi. Ajo tentoi ta mbante të bijën larg Abdullahut, madje edhe duke e lidhur.
“Por ajo më tha ‘vëllezërit tanë do vijnë të vrasin njerëzit si ti, jobesimtarët. Do ua presin kokën me thikë. Zemra ime do shpërthejë nga gëzimi’. E pashë dhe nuk shihja më fëmijën tim. Ishte thjesht një kr
ijesë pa shpirt, pa mendime e pa zemër”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













