Dibra, Puka, Kukësi dhe Korça mbulohet nga bora, policia ju kujton zinxhirët

Shares

Ulja e temperaturave dhe prishja e motit kanë sjellë edhe nisjen e reshjeve të dëborës në disa zona të vendit. Reshjet kanë nisur në disa fshatra në Bulqizë dhe Peshkopi. Rreth 70% e qarkut të Dibrës është përfshirë nga reshjet e borës, bora ka rënë më së shumti në fshatra në lartësinë rreth 500 metër mbi nivelin e detit. Deri tani nuk raportohet për probleme nga bora. Ndërkohë që policia njofton qytetarët të mos lëvizin me automjete pa zinxhirë.

-p

PUKË

E teksa në Pukë reshjet e borës mbuluan akset rrugore, Autoriteti i Rrugëve të veriut u gjend i papërgatitur.

Në akset rrugore Shkodër-Pukë, Fushë-Arrëz-Pukë dhe Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, ku rruga po shkon drejt bllokimit nuk kanë as punonjës e as mjete borëpastruese, situatë kjo e cila pritet të shoqërohet dhe me pasoja, informon news 24.

Edhe pse janë në inventarin e rrugëve nacionale të Shqipërisë rrugët e Pukës janë si mall pa zot prej më shumë së 3 muajsh. Situatë që rrezikon të shkaktohet nga izolimi i këtyre akseve është rrezik i paralajmëruar nga vetë autoritetet vendore të Pukës, të cilët prej më se një muaji kërkojnë mirëmbajtjen e akseve rrugore shumë prej të cilave nga rrëshqitjet qarkullohen me një sens.

pp

KUKËS

Reshje dëbore kanë rënë sot edhe në Kukës. Raportohet se në tunelin e Kalimashit trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm. Në zonë ka gjithashtu edhe prani të mjegullës, prandaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit. Duke qënë se rruga e Kombit është ende pa kontraktues për mirëmbajtje, një kompani po pastron vullnetarisht rrugën.

DARDHË

Nga reshjet e rëna të dëborës ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh edhe në rrugët e Korçës. Reshje të dendura kanë rënë edhe në pikën turistike të Dardhës. Raportohet se në Dardhë bora ka arritur në trashësinë 5 centimetra. Me qarkullimin e mjeteve nuk ka probleme, pasi raportohet se janë marrë masa për kriposjen e rrugës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...