Pasi i ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit, deputeti kritik i Partisë Socialiste ka vijuar me akuza edhe më të forta në Komisionin e Jashtëm, gjatë seancës dëgjimore për buxhetin 2016. Blushi jo vetëm ka kritikuar ashpër qeverinë për rritjen e nivelit të borxhit, por ka lëshuar akuza për papërgjegjshmëri.
“Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 për qind, aktualisht ka shkuar mbi 73 për qind. kush është balancimi rajonal i fondeve?”, është shprehur Ben Blushi.
Sipas deputetit Blushi vendi renditet me nivelin më të lartë të borxhit në rajon. “Jeni të papërgjegjshëm, nuk dini sa borxh keni marrë. Nekemi borxhin më të lartë në rajon, ku i coni paratë. Pse kemi marrë borxh, asnjë metër rrugë nuk po shtroni”- ka thënë Blushi.Sipas tij, aktualisht po bëhen vetëm fasadë dhe kjo sipas tij është “lluksokraci”.
DEBATI NE KOMISION
Blushi: 250 milionë euro i morët vetëm me rishikimin e buxhetit, mos u fut në shtegun ku shkuan se del keq.
Ministri i Financave: Nuk dal keq, duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për Shqipërinë.
Blushi:Po ma bën ti mua këtë vërejtje? Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh? Keni marrë më shumë se cdo vend në rajon. Nuk ka qeveri në botë që nuk di se sa borxh ka. Të duhet cerek ore të pyesësh, të flasësh në telefon të dish sa borxh keni marrë. Mos më thuaj ka të drejtë zonja Dade, për cfarë ka të drejtë?
Ministri i Financave:Ata do ta conin 80%
Blushi:Ata prandaj ranë nga pushteti, kur ne ishim në opozitë vendosëm që sic tha kancelarja Merkel borxhi të jetë nën 60%. Për cfarë merrni borxh? Për të paguar rrogat? Kalova dje nga rruga Tiranë-Elbasan. Dy vite nuk ka bërë një metër rrugë. Më thuaj 5 metra rrugë që keni bërë. Merrni borxhe për shatërvane, për palate për pishina. Kjo quhet lluksokraci.
Në nisje të mbledhjes, cështja e azilkërkuesve është bërë shkak për debat, në të cilën merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Deputeti socialist Ben Blushi nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë as në këtë drejtim. Sipas tij gjendja ekonomike është bërë shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve.
Duke iu drejtuar ministrit Bushati, Blushi ka hedhur kritika për mungesën e një numri të saktë të azilkërkuesve.“Duhet të ishit ministra lider për regjistrimin e emigrantëve”, ka thënë Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












