Dhjetra familje në Paskuqan janë përmbytur si pasojë e devijimit të lumit të Tiranës. Disa prej familjeve janë evokuar, ndonse dëmtimet kanë qënë të shumta. Kreu i Emergjencave Civile tha se shkak i përmbytjeve janë mbeturinat e hedhura nga kompanitë e ndryshme të pastrimit.
Vërshimi i lumit Tirana për shkak të reshjeve të shiut ka gërryer tokën pranë shtëpive në Paskuqan, duke u shndërruar në rrezik për familjet që banojnë aty. Një pjesë e tyre janë evakuar një ditë më parë nga policia, ndërsa përmbytjet kanë qenë të pashmangshme.
Banorja:Jemi detyruar të rrimë përjashtë se nuk hynim dot brenda. Është rrezik i madh.
Banori:Këtu duhet t’i bëhet pritë lumit. Ja kam bërë pritën lumit me rrjetë, me gurë dhe i ka marrë komplet lumi poshtë.
Banori:Uji ka pas kaluar matanë. Ka bërë përmbytje të paparë, edhe ku jemi aktualisht është fut në fushë.
Banorja: U bë 11 vjet që kam ardhur këtu. Ka 3-4 vjet që është ky rrezik kështu.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se përgjegjës për përmbytjen e Tiranës janë kompanitë e pastrimit, të cilat hedhin mbeturinat në lumin e Tiranës dhe biznese që kanë bllokuar kolektorët.
Shemsi Prençi:Mbetjet urbane hidhen në lumin e Tiranës, hidhen në puseta, hidhen në ambjente të papërshtashme të cila shkaktojnë kriza, emergjenca civile. Të marrin përgjegjësitë individuale, përgjegjësitë familjare që të mos bllokojnë pusetat në afërsi të shtëpisë, të pastrojmë edhe kanalet.
Drejtori i Emergjencave i kërkoi Bashkisë së Tiranës të marrë masa ndëshkuese administrative, deri në heqjen e kontratave për këto kompani. /oraneës/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











