Afërsia e femrave të bukura rrit tek meshkujt nivelin e kortizolit, i ashtuquajturi “hormoni i stresit”, që dëmshëm ndikon në shëndetin e tyre, tregon studimi shkencor të cilin e publikuan mediat belge. Mediat mbështeten në hulumtimet të udhëhequra me profesorin e biopsikologjisë, Leander van der Meia nga universiteti në “Groningen” në Holandë. Në hulumtim kanë marrë pjesë 84 meshkuj në mes 18 dhe 27 vjet.
Ata kanë qenë të detyruar të kalojnë pesë minuta në shoqëri të ndonjë femre apo të ndonjë mashkulli, të cilin kurrë më parë nuk e kanë parë. Pas kësaj është dashtë të përgjigjen se sa i tërheq personi me të cilin janë shoqëruar. Rezultat është ky: rritja e nivelit të kortizolit është vërejtur vetëm tek meshkujt të cilët kanë qenë në shoqëri të femrave, ndërsa niveli ka qenë dukshëm më i lartë nëse femra u ka pëlqyer dhe ka qenë e bukur. Asnjë ndryshim nuk është vërejtur tek femrat që kanë qenë në shoqëri të meshkujve si të bukur si jo të bukur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












