Lumi i Tiranës del nga shtrati, evakuohen 11 familje

Shares

Situata vazhdon të jetë e rëndë në disa zona të Tiranës si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet, Lumi i Tiranës rrezikon të dalë nga shtrati, duke rrezikuar të përmbysë disa zona në kryeqytet.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur  se është në gatishmëri të plotë për situatën e krijuar nga reshjet. Ndërsa ka evakuuar 4 familje në zonën e Paskuqanit, 6 familje në zonën e “Kafes së Rremës”, si dhe një familje është evakuuar në zonën e Urës së Babrroit.
Moti i keq në kryeqytet ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike, duke sjellë probleme në rrjet. OSHEE njofton se aktualisht janë të paktën 7 zona, kryesisht në zonën e Laprakës, Selitës, ish- uzinës Dinamo, por edhe në Farkë, ku ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ku punonjësit e saj janë duke kryer punime në terren për të rikthyer normalitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...