VIDEO/ Kinë, 54- vjeçari konsumon 3 kg speca djegës në ditë

Shares

Një 54 vjeçar nga Kina konsumon çdo ditë 2 deri 3 kilogramë speca djegës. Li Yongzhi thotë se çdo mëngjes e fillon duke ngrënë disa speca të thara djegës që i mban të varura në muret e shtëpisë. Ai madje në vend të pastës për dhëmbë përdor specat djegës.

“Nëse nuk konsumoj ushqim djegës nuk mund të jem i lumtur. Për mua nuk është problem nëse racioni im nuk përmban mish, vezë ose perime, unë jam krejt në rregull. Djegësi është gjithçka , le të them se është Zot për mua, është shija e jetës time”, tha Li Yongzhi, konsumues i specave djegës.
Mjeku i tij thotë se nuk ka ndonjë shpjegim për aftësinë djegës-ngrënëse të Li Yongzhi.

Li Yongzhi mori famë në vitin 2001 kur u sfidua nga menaxheri i një restoranti për të konsumuar një sasi të madhe të ushqimit djegës. Ai sot jeton falë emisioneve televizive dhe reklamave që bëjnë promovimin e ushqimit djegës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...