Trafiku i 1.6 ton droge në Itali, gjenden fajtorët, dy punëtorë të “Rapiscan”

Shares

Droga e kapur në Bari, arrestohen dy punonjës të “Rapiscan”. Punonjësit lejuan kalimin e kamionit me ngarkesë të dyshimtë. Punonjësit nuk kanë vepruar për drogën e konstatuar.

Sipas policisë punonjësit kanë lejuar kalimin e kamionit me ngarkesë të dyshimtë. Policia thotë se “Rapiscan” bën skanimin e të gjitha mallrave, prandaj dyshimet të çojnë tek dy punonjësit të cilët mund të kenë lejuar kalimin e ngarkesës së dyshimtë.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalonte në Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria”Rapidskan S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit. Përgjegjës janë dy punonjës , të cilët edhe u ndaluan, konkretisht:
 Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç, banues në Tiranë dhe
 Edmond Hysko 42 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm, nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , megjithëse gjatë skanimit është vërejtuar qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me tarag ACR 715 ka patur dy lloje ngarkesash. Policia Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shpërdorim detyre”parashikuar në nenin 248të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtarë të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...