Sulmet terroriste në Paris kanë sjellë shqetësime për sigurinë edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe ka marrë një sërë masash shtesë për sigurinë. Përforcimet më të mëdha shihen në kryeqytet.Sipas planit të masave, janë në gatishmëri 1500 efektivë, ku 250 prej tyre janë nga Garda e Republikës, e cila ka funksion parësor mbrojtjen e zyrtarëve të shtetit. Forca policore janë përqendruar në disa zona të Tiranës, përgjithësisht aty ku ndodhen institucionet më të rëndësishme. Rreth 1200 efektivë policie janë vendosur në mjediset publike, ku ka edhe më shumë qytetarë. Përforcime ka edhe në pikat kufitare, spitale, shkolla etj. Disa efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në rrugën “Papa Gjon Pali” dhe qëndrojnë aty 24 orë. E njëjta panoramë shihet edhe në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, në godinën e Parlamentit, në aeroportin e Rinasit, në rezidencat qeveritare etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












